Back Prokurorë të Ballkanit Perëndimor shkëmbejnë eksperiencat mbi efikasitetin dhe cilësinë në një seminar rajonal të zhvilluar në Vlorë

Prokurorë të Ballkanit Perëndimor shkëmbejnë eksperiencat mbi efikasitetin dhe cilësinë në një seminar rajonal të zhvilluar në Vlorë

Komisioni Europian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) në bashkëpunim me Këshillin Konsultativ të Prokurorëve Europianë (CCPE) organizoi më 15 dhe 16 maj në Vlorë, një seminar shumëpalësh të nivelit të lartë për prokuroritë e Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe Kosovës* me fokus në “Praktikat e mira dhe sfidat e përbashkëta në lidhje me efikasitetin dhe cilësinë e punës së sistemit të prokurorisë”.

Aktiviteti në të cilin morën pjesë përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Kosovës, u hap nga Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, nga Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe nga Kryeprokurori në detyrë i Shtetit të Kosovës*.

Pjesëmarrësit zhvilluan diskutime dinamike dhe interaktive mbi praktikat e mira të zbatuara në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë* si dhe sfidat e përbashkëta të funksionimit të sistemit të prokurorisë dhe në veçanti çështjet që lidhen me organizimin, menaxhimin dhe kompetencat e prokurorive, mbledhjen dhe analizën e të dhënave dhe komunikimin me shtypin dhe median. Gjithashtu u diskutua mbi eksperiencën dhe praktikat e përzgjedhura Europiane lidhur me mbledhjen dhe analizën e të dhënave dhe përdorimin e tyre në vendimmarrje me qëllim përmirësimin e funksionimit të prokurorive dhe ndërtimin e marrëdhënieve të zyrave të prokurorisë me publikun.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të diskutojnë mbi opinionet e CCPE përkatësisht (Opinion Nr. 18 (2023) për “Këshillat e Prokurorisë si organe kyçe të vetëqeverisjes së prokurorisë”; Opinioni nr. 8 (2013) për "Marrëdhëniet ndërmjet prokurorëve dhe medias"; Opinioni nr. 7 (2012)për “Menaxhimin e mjeteve të shërbimeve të prokurorisë” dhe punën e vazhdueshme për zbatimin e tyre.

Ky aktivitet u bashkëorganizua nga projektet e CEPEJ në rajon, përkatësisht projekti “Drejt një vlerësimi më të mirë të rezultateve të reformave gjyqësore në Ballkanin Perëndimor – Dashboard Western Balkans”, projekti SEJIV “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri”, projekti BiHSEJ “Forcimi i Efikasitetit dhe Cilësisë së Drejtësisë në Bosnjë dhe Hercegovinë”dhe projekti KoSEJIII “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë*’’ në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës  Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti Horizonatl III), i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

* Ky përkufizim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 dhe Opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Vlorë, Shqipëri 15-16 Maj 2024
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Si pjesë e kuadrit programor të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë të Këshillit të Evropës (CEPEJ) po zbaton në Shqipëri, Projektin "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë (SEJ2)", me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, për të përmirësuar më tej efikasitetin dhe cilësinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Projekti SEJ2 është një vazhdim i Projektit SEJ për “Rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në linjë me standartet Evropiane” (i kryer gjatë periudhës Janar 2014 – Prill 2016). Projekti do të zbatohet për 24 muaj deri në 30 Qershor 2018, me një buxhet total prej 1.2000.000 Euro.

Projekti është ndërtuar mbi nevojat e përfituesve dhe partnerëve të tij kryesorë: Ministria e Drejtësisë (MD), Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), Gjykatat, Shkolla e Magjistraturës (ShM), Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor (ZABGJ), dhe Prokuroria e Përgjithshme.

 

Objektivat e Projektit

Objektivi i përgjithshëm i Projektit është të kontribuojë më tej në përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë të shërbimit publik të drejtësisë që u ofrohet shtetasve shqiptarë në përputhje me mjetet dhe standartet e CEPEJ.

Objektivi i parë specifik është të forcojë efikasitetin e sistemit gjyqësor për statistikat gjyqësore dhe të përmirësojë manaxhimin e kohës nëpërmjet:

  • Mbështetje shtesë për të forcuar kapacitetin e përfituesve për të përmirësuar mbledhjen dhe analizimin e të dhënave të sakta statistikore për hartimin e politikave në përputhje me mjetet dhe standartet e CEPEJ, në veçanti me Udhëzimet SATURN;
  • Zbatimin e rekomandimeve prioritare të dhëna në përfundim të Programit të Trajnimit të Gjykatave nga Projekti SEJ, nëpërmjet aktiviteteve praktike dhe specifike, sidomos në menaxhimin e kohës së gjyqësorit, në disa gjykata të përzgjedhura;
  • Mbështetje për Shkollën e Magjistraturës në zhvillimin e kurrikulave të reja për personelin gjyqësor dhe administrativ;
  • Kontribute specifike, kur të kërkohen, për reformën në drejtësi në Shqipëri duke ndihmuar aktorët gjatë zbatimit të saj.

Objekti i dyte specifik është të forcojë më tej cilësinë e shërbimit nga gjykatat nëpërmjet:

  • Programeve të Trajnimit të Gjykatave, për të ndërtuar kapacitetin e gjykatave në mënyrë që ato të ofrojnë një shërbim më të mirë në përputhje me mjetet e cilësisë së CEPEJ, të tilla si lista të kontrollit të cilësisë dhe sondazhe të opinionit të qytetarëve;
  • Mbështetje për Shkollën e Magjistraturës për zhvillimin e kurrikulave të reja të cilat duhet të përmbajnë tema të cilësisë së drejtësisë.

  CEPEJ

CEPEJ është i përbërë nga përfaqësues të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. CEPEJ zhvillon masa dhe mjete konkrete për t’u përdorur nga politikë-bërësit dhe nëpunësit e drejtësisë për të:

  • analizuar funksionimin e sistemit gjyqësor dhe orientuar politikat publike të drejtësisë;
  • fituar njohuri më të mira të afateve gjyqësore dhe për të optimizuar menaxhimin e kohës gjyqësore;
  • promovuar cilësinë e shërbimit publik të drejtësisë;
  • lehtësuar zbatimin e standardeve evropiane;
  • mbështetur shtetet anëtare në reformat e organizimit të gjykatave të tyre.

CEPEJ gjithashtu kontribuon me ekspertizë specifike në debatin mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë, në mënyrë që të sigurojë një forum për diskutime dhe propozime, si dhe për t’i sjellë përdoruesit më afër sistemit të tyre të drejtësisë.

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.

 

kontakt

Laurela MUÇA
Oficere e lartë projekti

+355 4 45 40 214

 E-mail


Eglantina REKA
Asistente projekti

+355 4 45 40 209

 E-mail