Projekti i përbashkët i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Mbështetje për Efikasitetin e Drejtësisë – SEJ” i cili filloi në janar (kohëzgjatja do të jetë 24 muaj), do të fokusohet në mbështjetjen dhe ndihmën që do t’u ofrohet autoriteteve gjyqësore për krijimin e një sistemi gjyqësor efikas, në përputhje Strategjinë e Reformës për Gjyqësorin dhe me Standartet Evropiane. Kjo do të realizohet nëpërmjet vënies në zbatim të mjeteve (instrumenteve) dhe metodologjisë të hartuara nga Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), si dhe nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të aktorëve kryesorë në fushën e gjyqësorit dhe të personelit të gjykatave.

Projekti synon të arrijë rezultatet e pritshme të mëposhtme:

  • Rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të gjykatave dhe proceseve gjyqësore;
  • Përmirësimin e statusit, organizimit dhe profesionalizmit të stafit të gjykatave;
  • Përmirësimin e cilësisë së shërbimit publik të ofruar nga drejtësia dhe gjykatat.

Aktivitetet e projektit përfshijnë përveç të tjerave:

  • Vlerësim në thellësi të sistemit gjyqësor në Shqipëri;
  • Shtrirje e Programit të Coaching (trajnimit/udhëzimit) për gjykatat të CEPEJ mbi  Udhëzimet e Saturn për menaxhimin e kohës gjyqësore në të gjitha gjykatat shqiptare;
  • Përmirësim i mbledhjes dhe analizimit të statistikave gjyqësore për qëllimet e hartimit të politikave;
  • Forcim i kapaciteteve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Inspektoriatit Gjyqësor;
  • Analizë e organizimit të gjykatave dhe e kapacitetit të administratorëve të gjykatave;
  • Shqyrtim i moduleve të trajnimit për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave;
  • Rritje e kapaciteteve të Shkollës së Magjistraturës;
  • Vizita studimore të personelit të Gjykatës Kushtetuese në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
  • Sondazhe mbi kënaqjen nga shërbimet e gjykatave të kryera në 10 gjykata shqiptare të përzgjedhura, dhe planet e gjykatave të hartuara në bazë të tyre;
  • Përmirësimi i mundësisë së aksesit të publikut në vendimet e gjykatave;
  • Përmirësimi i marrëdhënieve midis gjykatave dhe medias.

 

projekte të mëparshme