Cili është qëllimi?

  • Të mbështesë institucionet shqiptare në fushën e drejtësisë për të zbatuar me efektshmëri dhe në kohë vendimet gjyqësore të brendshme si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
  • Të sigurojë që e drejta e pronësisë në Shqipëri të zbatohet me efektshmëri;
  • Të ofrojë asitencë në harmonizimin e praktikave gjyqësore në fushën e të drejtës së pronësisë.

Kush është përfitues i projektit?

  • Qytetarët e Shqipërisë dhe vecanërisht gratë dhe vajzat në lidhje me të drejtën për gëzimin paqësor të pronës;
  • Institucionet publike kryesisht Avokatura e Shtetit, Agjensia e Trajtimit të Pronave, Agjensia Shtetërore e Kadastrës, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Parlamenti Shqiptar, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Shkolla e Magjistraturës, Shkolla e Avokatisë, Universitetet.

Si do të punojë projekti?

  • Duke identifikuar sfidat e lidhura me zbatimin e vendimeve të GjeDNj-së, projekti do të propozojë dhe mbështetsë zbatimin e mjeteve efektive për të përmirësuar kuptimin e vendimeve përfundimare, vendimeve të GjeDNj-së dhe gjithashtu do të mbështesë institucionet në zbatimin e tyre;
  • Duke hartuar rekomandime të rëndësishme dhe duke mbështetur institucionet për një funksionim më efektiv dhe të shpejtë të kuadrit ligjir mbi të drejtën e pronësisë, si psh. mekanzimi i kompensimit dhe mbeshtetja për zbatimin e tij;
  • Duke organizuar takime ndërgjyqësore dhe shkëmbime përvojash, projekti do t’i mundësojë profesionistëve në fushën e ligjit të përmirësojnë harmonizimin e standarteve të Konventës në praktikën gjyqësore vendase.

Cilat janë rezultatet e pritshme?

  • Zbatim më me efektshëri të mjeteve të brendshmë efektive për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe zbatimin e vendimeve të brendshme;
  • Funkionim me efektshmëri të instrumentave ligjor relevant si psh mekanizmi i kompensimit të pronës të jetë në përputhje me jurisprudencën dhe standartet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut;
  • Permirësimi i kuptueshmërisë ligjore dhe sigurisë së qytetarëve që kërkojnë shërbime ligjore nëpërmjet zbatimit të qëndrueshëm të legjislacionit dhe dialogut të përforcuar ndërgjyqësor veçanërisht në fushën e të drejtës së pronësisë.

Cili është buxheti i projektit?

  • Buxheti total i projektit është 700 000 euro;
  • Buxheti i përgjithshëm i alokuar për programin e Instrumentit Horizontal, është 41milion euro (85% financuar nga Bashkimi Evropian, 15% nga Këshilli i Evropës).

Ku mund të merrni informacion?

 

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.