Dosta! Mjaft! Lirohu nga paragjykimet, njihu me romët!
Dosta, një fjalë rome që do të thotë "mjaft", është një fushatë për ngritjen e vetëdijesimit e cila ka për qëllim që t’i afrojë jo-romët me qytetarët romë duke i tejkaluar barrierat e shkaktuara nga paragjykimet dhe stereotipet.
Ndonëse romët janë në Evropë që nga shekulli i 14-të, ata nuk janë të njohur gjithnjë nga shumica e popullatës si një popull evropian i “zhvilluar plotësisht”. Shumica nga komuniteti i romëve sot jetojnë në kushte shumë të vështira dhe pjesëmarrja e tyre në jetën publike është jashtëzakonisht e kufizuar.
Një gjë është e sigurte se romët janë qytetarë të Evropës: ata e formojnë një grup prej 12 milionë njerëz dhe mund të gjenden në pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës; në disa shtete të Evropës qendrore dhe lindore, ata përbëjnë 5% deri në 10% të popullatës.
Të qenit qytetar evropian do të thotë se romët jo vetëm që kanë përgjegjësi por edhe të drejta e aspirata si çdokush tjetër prandaj edhe për këtë arsye shtetësia e tyre dhe të drejtat e njeriut duhet të njihen. Përveç kësaj, kultura e romëve është plotësisht pjesë e trashëgimisë kulturore të Evropës: gjithmonë ka kontribuar në pasurimin e shoqërive evropiane. Tani ka ardhur koha që të njihet ky kontribut.
Gjatë viteve të fundit është bërë një përparim në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe social të romëve në Evropë. Megjithatë, këto përpjekje janë duke u ballafaquar shpesh me pengesa të shkaktuara nga besimet e rrënjosura thellësisht dhe paragjykimet.
Megjithëse vendet evropiane kanë politika të ndryshme ndaj romëve, modelet e ndryshme kulturore dhe standardet sociale, mesazhet që "Dosta!" dëshiron të përcjellë janë të njëjta për të gjitha vendet evropiane.
Objektivat e fushatës
- Luftimi i stereotipeve dhe paragjykimeve negative ndaj romëve;
- Luftimi i anti-ciganizmit në kuadrin e politikave/veprimeve kundër racizmit dhe diskriminimit;
- Ngritja e vetëdijes për kulturën, gjuhën dhe historinë rome.
Fushata Dosta! nuk konsiderohet si veprim i veçantë i Këshillit të Evropës. Ne i mirëpresim të gjithë evropianët, romët dhe jo-romët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe zyrtarët publik, të cilët i ndajnë objektivat e fushatës që të bashkëngjiten dhe të kontribuojnë .
Nëse dëshironi të merrni pjesë, ka shumë mënyra me anë të cilave ju mund ta përkrahni fushatën, duke filluar me shpërndarjen e porosive dhe me luftimin e stereotipeve!
Stereotipet dhe paragjykimet janë filtra të cilat e ndryshojnë pikëpamjen tonë rreth realitetit. Injoranca është shkaktari kryesor i paragjykimit. Të mendojmë pak më ndryshe!
Shënim: Termi “Rom” i përdorur nga Këshilli i Evropës i referohet Romëve, Sinti, Kale dhe grupet e ndërlidhura në Evropë, duke përfshirë nomadët dhe grupet lindore (Dom dhe Lom), dhe përfshin një diversitet të gjerë të grupeve të ndërlidhura duke përshirë edhe grupin të cilët e identifikojnë vetveten si “Cigan”.
A përbën ky një stereotip? Një mjet për të luftuar stereotipet ndaj Romëve
Give nothing to Racism
Year : 2020
Language : English
International Roma Day
Year : 2016
Language: no sound
Rejected Roma
Roma people living in camps in Europe
Year : 2016
Country : Council of Europe Member States
Language : no sound
Prejudice against the Roma community
Year : 2015
Country : Council of Europe Member States
Language : English
Viewpoint Roma - Rejected Europeans
Year : 2010
Country : Strasbourg (France)
Language : English