Back Forum mbi pjesëmarrjen politike të personave LGBTI në Shqipëri

Forum mbi pjesëmarrjen politike të personave LGBTI në Shqipëri

Më 6 prill, Kuvendi i Shqipërisë, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Parandalimi dhe luftimi i diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Shqipëri", priti një forum mbi pjesëmarrjen politike të personave LGBTI në Shqipëri.

Aktiviteti u ngrit mbi studimin "Pjesëmarrja politike e personave LGBTI në Shqipëri" dhe kishte për qëllim adresimin e sfidave kryesore me të cilat ballafaqohet komuniteti LGBTI nga ana e përfaqësuesve të lartë të Kuvendit, institucioneve qeveritare, misioneve diplomatike, organizatave LGBTI, aktivistëve dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e respektimit të të drejtave të personave LGBTI dhe institucioneve llogaridhënëse në zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe jodiskriminuese.

Mesazhet e Zëvendëskryetares së Kuvendit, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sportit u përqëndruan në nevojën për përfshirje dhe mbrojtje më të madhe të të drejtave të personave LGBTI, ndërkohë që përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar bënë thirrje për t'i dhënë fund gjuhës së urrejtjes ndaj anëtarëve të këtij komuniteti.

Pjesëmarrësit vlerësuan përparimin e bërë gjatë 10 viteve të fundit në lidhje me të drejtat e persona LGBTI megjithatë, një lëvizje dinamike dhe e fuqizuar LGBTI duhet të fitojë terren solid të mëtejshëm në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike shqiptare.

 

 

 

Tiranë 09 prill 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page