Më 9 maj, është organizuar në Tiranë konferenca me titull “Drejtësia në kohë sfiduese”, me fokus sfidat e rëndësishme me të cilat përballet gjyqësori, për të shënuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë. Në këtë takim morën pjesë kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministri i Drejtësisë, gjyqtarë shqiptarë, organe drejtuese të drejtësisë, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Efikasiteti i drejtësisë, pavarësia dhe përgjegjshmëria e gjyqësorit, edukimi profesional i magjistratëve të rinj dhe besimi i publikut ishin ndër temat e prezantuara nga të ftuarit, përfshirë nga Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Drejtori i Shkollës së Magjistraturës.
Duke qenë se këto sfida janë edhe fokusi i mbështetjes së dhënë nga CEPEJ nëpërmjet projektit SEJ III, presidenti i CEPEJ, Ramin Garagurbanli, theksoi se mbështetja që CEPEJ i ka dhënë Shqipërisë në këtë moment të veçantë të zbatimit të reformës në drejtësi përbën një mundësi për të përmirësuar administrimin e drejtësisë dhe për të afruar gjyqësorin shqiptar me standardet dhe normat e Këshillit të Evropës.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Forcimi i Efikasitetit dhe Cilësisë së Drejtësisë në Shqipëri”, i cili është pjesë e programit të përbashkët të titulluar “Instrumenti Horizontal për Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë II”, bashkëfinancuar nga Bashkimin Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.