Back Monitoruesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe financierët e partive politike në Shqipëri trajnohen mbi përdorimin e platformës së re dixhitale për monitorimin e financave të partive politike dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Monitoruesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe financierët e partive politike në Shqipëri trajnohen mbi përdorimin e platformës së re dixhitale për monitorimin e financave të partive politike dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë organizuar së fundmi 4 trajnime mbi përdorimin dhe funksionimin e platformës online të KQZ-së për monitorimin e financimit të partive politike dhe përdorimin e burimeve shtetërore. Kjo platformë është krijuar me mbështetjen e Projektit gjatë Fazës II të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve monitoruese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga partitë politike.

Më 23-24 shkurt, 120 monitorues të caktuar nga KQZ dhe 20 financierë të partive politike në Shqipëri, morën pjesë në këto trajnime dhe përmirësuan njohuritë e tyre teknike mbi përdorimin e platformës online. Ekspertët e Këshillit të Evropës përshtatën trajnimet me nevojat specifike të secilit përdorues të platformës. Gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me platformën, modulet dhe funksionet kryesore të saj, si dhe u pajisën me informacion teknik për të siguruar funksionimin efektiv të platformës. Trajnimet shërbyen gjithashtu për rritjen e njohurive të pjesëmarrësve mbi detyrimet e tyre ligjore dhe teknikat e monitorimit në lidhje me financimin e partive politike dhe përdorimin e burimeve shtetërore, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor të 14 majit 2023.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Faza III: Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.

 

 

Tiranë, Shqipëri 27 shkurt 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page