Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri
Cili është qëllimi?
Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri (AEC-AL) synon të kontribuojë në forcimin e luftës kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, duke synuar të rrisë besimin në sundimin e ligjit dhe demokracinë në Shqipëri. Më konkretisht, Veprimi kundër Krimit Ekonomik do të mbështesë autoritetet në zbatimin efektiv të rekomandimeve kyçe dhe më të fundit të organeve monitoruese të Këshillit të Evropës, siç është Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit (MONEYVAL) dhe Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO), si dhe do kontribuojë në proceset reformuese në vend.
Kush përfiton nga projekti?
Projekti do të bashkëpunojë ngushtë me përfitues të ndryshëm dhe homologë në organet qeverisëse në të gjitha nivelet, agjensitë e specializuara dhe organet mbikëqyrëse duke përfshirë:
- Parlamentin e Shqipërisë
- Ministrinë e Drejtësisë; Ministrinë e Brendshme; Ministrinë e Financave; Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryeministrinë
- Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (HIDAACI)
- Shërbimet gjyqësore dhe të prokurorisë
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
- Drejtorinë e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave
- Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare
- Bankën e Shqipërisë
- Qytetarët shqiptarë, organizatat e shoqërisë civile si dhe sektori privat
Si do të funksionojë projekti?
Asistenca e ofruar përmes Projektit do të jepet nëpërmjet ndërhyrjeve këshilluese dhe forcimit të kapaciteteve, të përshtatura për nevojat specifike të përfituesve si dhe duke u bazuar në rezultatet e arritura në zbatimin e Fazës I të Instrumentit Horizontal (2016-2019). Më konkretisht, Projekti do të përqëndrohet në mbështetjen e autoriteteve në disa drejtime, duke përfshirë:
- forcimin e legjislacionit dhe kuadrit legjislativ;
- ndërtimin e kapaciteteve institucionale;
- rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
- Çfarë presim të arrijmë?
- Projekti pritet të arrijë rezultate kyçe në mbështetjen e autoriteteve në disa drejtime, duke përfshirë:
- Përmirësimin e legjislacionit dhe kuadrit institucional për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit;
- Forcimin e praktikave te rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve;
- Krijimin e mekanizmave efektivë për të parandaluar dhe frenuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit;
- Nxitjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-institucional në luftën kundër krimit ekonomik.
Sa do te kushtojë?
- Buxheti i përgjithshëm i Projektit është 800.000 EUR;
- Buxheti i alokuar për programin e Instrumentit Horizontal arrin në 41 Million EUR (85% financuar nga Bashkimi Evropian dhe 15% financuar nga Këshilli i Evropës).
Si mund të marrim më shumë informacion?
- Faqja e Internetit i Divizionit për Bashkëpunimin kundër Krimit Ekonomik: www.coe.int/econcrime dhe website i Veprimit kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri www.coe.int/HF-II-AEC
- Faqja e Internetit e Instrumentit Horizontal: https://pjp-eu.coe.int/en/web/horizontal-facility/home
- Marija Simić, Oficere Komunikimi për Instrumentin Horizontal, Marija.SIMIC@coe.int, +381 63 601 337
- Besnik Baka, Oficer Komunikimi për Instrumentin Horizontal, Besnik.Baka@coe.int, +355 69 217 8430
Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.