Organe monitorimi & këshillimore
Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO)
Objektivi i GRECO-s është të përmirësojë kapacitetet e anëtarëve në luftën kundër korrupsionit, duke monitoruar përputhjen e tyre me standardet e Këshillit të Evropës, përmes një procesi dinamik të vlerësimit dhe ndikimit të ndërsjellë mes palëve anëtare. Ai ndihmon në identifikimin e mangësive në politikat kombëtare kundër korrupsionit, duke nxitur reformat e nevojshme legjislative, institucionale dhe praktike. GRECO ofron gjithashtu një platformë për ndarjen e praktikave më të mira në parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit.
MONEYVAL
MONEYVAL është një organ i përhershëm monitorues i Këshillit të Evropës, të cilit i është besuar detyra e vlerësimit të përputhshmërisë me standardet kryesore ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe efektivitetin e zbatimit të tyre. Gjithashtu, MONEYVAL është përgjegjës për dhënien e rekomandimeve ndaj autoriteteve kombëtare në lidhje me përmirësimet e nevojshme në sistemet e tyre. Përmes një procesi dinamik vlerësimesh reciproke, rishikimi nga kolegët dhe ndjekja e rregullt e raporteve të tij, MONEYVAL synon të përmirësojë kapacitetet e autoriteteve kombëtare për të luftuar në mënyrë më efektive pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Task Forca e Veprimit Financiar (FATF)
FATF udhëheq aksionin global ndaj pastrimit të parave dhe financimit e përhapjes së terrorizmit. FATF studion mënyrat e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, promovon standardet globale për të zvogëlimin e riskut dhe vlerëson nëse vendet po ndërmarrin veprime efektive në këtë aspekt.