Harmonizimi i legjislacionit dhe praktikës gjyqësore me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata) është një parakusht themelor për të garantuar sigurinë juridike dhe mbrojtjen e përgjithshme të të drejtave të njeriut në shtetet anëtare.
Në këtë kontekst, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për kapacitetet institucionale të Avokatit të Shtetit dhe shtrirjen e tij në institucionet gjyqësore në harmonizimin e praktikës gjyqësore kombëtare me atë të Gjykatës.
Për këtë, dy avokatë të Shtetit u emëruan për një muaj në Departamentin e Ekzekutimit të Vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këto mundësi punësimi kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve e Avokatit të Shtetit për të monitoruar harmonizimin e rregullimeve ligjore dhe të praktikës gjyqësore vendase me dispozitat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe forcimit të mëtejshëm të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Këto përvoja punësimi u mbështetën nga projekti “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri” në kuadër të Programit të përbashkë të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë".