Back Ceremonia e diplomimit e Shkollës së Studimeve Politike

Ceremonia e diplomimit e Shkollës së Studimeve Politike

Akademia e Studimeve Politike (ASP) shpërndau sot në një ceremoni zyrtare certifikatat e përfundimit të vitit akademik 2014 për pjesemarrësit e programit të saj "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Të 20 studentët u diplomuan pas përfundimit me sukses të një periudhe një vjeçare studimi. Në praninë e shefit të Këshillit të Europës Z. Marco Leidekker dhe ambasadorit të Zvicrës Z. Christof Graf, stafi i ASP akordoi diplomat për gjeneratën e tetë të pjesëmarrësve të programit që synon të mbledhë bashkë për t'u trajnuar në fushën e lidershipit dhe demokracisë, udhëheqës nga forca të ndryshme politike, administrata publike dhe vendore, shoqëria civile dhe mediat.

Z. Leidekker u shpreh në fjalën e tij: "Ne e mbështesim këtë kurs jo vetëm për formimin tuaj personal, por njëherazi për Shqipërinë dhe të ardhmen e qytetarëve të saj. Ne besojmë se ju, secili prej jush, mund të luajë një rol në sigurimin e të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Sepse, privilegjet, vijnë bashkë me përgjegjësinë".

Ambasadori i Zvicrës Z. Graf u shpreh: "Prioritet e qeverisë zvicerane në ndihmën në Shqipëri janë decentralizimi dhe demokratizimi i qeverisjes vendore. Shkolla juaj është një terren i mirë për të mbështetur këto fusha. Ju inkurajoj që të jeni ambiciozë dhe të angazhuar edhe në të ardhmen. Përdoreni mundësinë për të kontribuar në ndryshimin pozitiv të vendit tuaj dhe integrimin evropian të tij".

“Dëshiroj të shfrytëzoj edhe njëherë rastin për të shprehur falenderimin për Këshillin e Evropës dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri. Ju siguroj, se investimi tek dijet dhe zgjerimi i botëkuptimeve të gjeneratës së të rinjve, është ndihma më e mirë për të ardhmen e vendit tonë dhe vetë botës që duam të ndërtojmë", tha në fjalën e tij Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, Z. Erjon Tase.

Pas fjalimeve pjesëmarrësit dëgjuan gjithashtu dy dëshmi nga studentët e diplomuar. Ngjarja u mbyll me dhënien e diplomave dhe me një pritje.

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u ngrit fillimisht nga Këshilli i Evropës dhe aktualisht mbështetet nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri. Çdo vit një brez i ri politikanësh dhe aktorësh të cilët punojnë ose aspirojnë të punojnë në funksione publike, hyjnë në shkollë dhe diplomohen. Si në shkollat e tjera në rajon – të ngritura nga Këshilli I Evropës – ASP synon elitën dhe kërkon të përfshijë vlerat e dialogut, transparencës dhe konsensusit midis udhëheqjës së ardhshme politike.

Tirana 05/02/2015
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës më 13 korrik 1995. Pas anëtarësimit të saj, një prani e Këshillit të Evropës e kryesuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës u krijua në Shqipëri dhe u pasua, në qershor 2003, nga krijimi i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Evropës. Që nga janari 2011, një zyrë e Këshillit të Evropës në Tiranë është ngritur si një formë e re institucionale e bashkëpunimit.

Si përfaqësuese i Sekretarit të Përgjithshëm në Shqipëri, Zyra punon për të promovuar vlerat dhe standardet e Këshillit të Evropës në lidhje me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Ajo lehtëson bashkëpunimin efektiv midis organeve të ndryshme të Këshillit të Evropës të vendosura në selinë e tij në Strasburg dhe institucioneve partnere vendase dhe ndërkombëtare në Shqipëri.

Këshilli i Evropës ia ka kushtuar punën e saj në Shqipëri ndihmesës së autoriteteve shqiptare që të vazhdojnë të sjellin legjislacionin shqiptar, praktikat e tij institucionale dhe politikat në përputhje të plotë me detyrimet e saj që rrjedhin nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
hyrja në godinë

Aksesi në godinë për personat me aftësi të kufizuara është i mundur përmes një platforme të lëvizshme.

Telefononi në nr. 04 45 40 201 për të organizuar hyrjen në godinë.

instrument Asistence

Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail

NA NDIQNI